Analiza

Twitter zbulon axhendën e konferencës së parë për zhvilluesit e aplikacioneve mobile

Oct 1 2014
0 Shpërndarje
Twitter zbulon axhendën e konferencës së parë për zhvilluesit e aplikacioneve mobile

Twitter_hq_2-798x310Twitter Flight, që është konferenca e parë mobile e kompanisë, është planifikuar të vijë muajin e ardhshëm dhe tani mund ta shikoni axhendën për këtë event. Shefi ekzekutiv e Twitter, Dick Costolo pritet të nis këtë konferencë më 22 tetor me një ligjëratë duke lajmëruar produktet e reja për zhvilluesit.

Dy sesionet e para teknike pritet të përqendrohen në veçoritë e reja që lajmërohen në Flight, që do të ndiqen nga pas nga Crashlytics, që ka të bëjë me mënyrat për të ju ndihmuar në rritjen e numrit të shkarkimeve të aplikacionit dhe rritjes së fitimeve me MoPub.

Zhvilluesit po ashtu mund të ndalen në “Stendat” e Produkteve pas lëshimit për t’u takuar me inxhinierë dhe për të vizituar Teatrin e Ndriçimit për ligjërata më të shkurta rreth të dhënave në Twitter, burimin e hapur dhe përshkallëzimin. Për ta përmbyllur këtë ditë, ju mund të dilni me skuadrën e Twitter-it në një orë të lumtur. Bileta për pjesëmarrje në Flight kushton 140 dollarë dhe zhvillohet në San Francisko. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>