Biznes

Twitter zhgënjen me të ardhurat dhe numrin e përdoruesve aktivë

Jul 28 2017
0 Shpërndarje
Rrjeti social kishte 328 milion përdorues aktivë në muaj përgjatë tre mujorit të fundit. Analistët kishin parashikuar 328.8 milion. Twitter zhgënjen me të ardhurat dhe numrin e përdoruesve aktivë Photo Source: Reuters

Aksionet e Twitter ranë me 14% ditën e Enjte pasi platforma e medias sociale zhgënjeu investitorët me numrin aktivë në muaj të përdoruesve në tre mujorin e dytë të 2017-ës.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të pasuruar rrjetin social me veçori të reja që duhej të rrisnin angazhimin, Twitter nuk ka arritur të mbajë një rritje të qëndrueshme të numrit të përdoruesve.

Twitter gjendet në një konkurrencën të ashpër me platformat rivale të Facebook dhe Snapchat. Kompania gjithashtu raportoi rënie të ardhurash dhe humbje fitim.

Rrjeti social kishte 328 milion përdorues aktivë në muaj përgjatë tre mujorit të fundit. Analistët kishin parashikuar 328.8 milion.

Aksionet e kompanisë ishin rritur me 40% që nga Prilli dhe investitorët kishin shpresën se do të vijonte ky trend edhe me raportin financiar.

Twitter kishte pasur 9 milion përdorues aktivë më shumë në muaj sesa ishte parashikuar në tre mujorin e parë.

Nëse Twitter nuk mund të rrisë numrin e përdorues aktivë në muaj nisur nga interesit për cicërimat e POTUS (Twitter-i i Presidentit të Shteteve të Bashkuara) atëherë nuk dihet se kur ka për t’ia arritur shpreheshin analistët.

Në SHBA numri i përdoruesve aktivë ishte 68 milion nga 70 milion tre mujorin paraardhës.

Sakaq rivali i përjetshëm Facebook raportoi të Mërkurën 2.01 miliard përdorues aktivë në muaj. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>