Analiza

Twitter arrin në 20 miliard cicërima

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Twitter arrin në 20 miliard cicërima

Kjo cicërim është dërguar në ora 15:44 GMT gjatë ditës së diel nga GGGGGo_Lets_Go, një dizajner grafik i një agjencioni reklamues me bazë në Tokio.

Fakti interesant ishte se Twitter-it iu deshën më shumë se 4 vite për të arritur në 10 miliard cicërima, përkatësisht kjo ishte një ngjarje që ndodhi në mars të këtij viti, por për një periudhë më pak se 5 mujore ata arritën të kenë cicërimën numër 20 miliard. Dhe kjo është e lidhur gjithashtu ngusht me rritjen e internetit në vitet e fundit.

Në këtë kohë në të cilën jemi, kemi numrin më të madh të pasjiejve me qasje në internet në histori të njerëzimit. WiFi Hot Spot ka gjithandej dhe tarifat e operatorëve mobil po bëhen më të lira. Smartphone, tablet PC, netbook, laptop e kompjuter janë pothuajse që të gjithë të lidhur me internet.

Në çdo anë njerëzit janë duke shpenzuar shumë më shumë kohë online, dhe kjo rritje po vërehet dukshëm edhe në Kosovë e Shqipëri, ku celularët dhe pajisjet tjera të lëvizshme si tablet, netbook e laptop kanë filluar të përdoren me të madhe gjatë viteve të fundit.

Lajmet e fundit>