Softuer

Twitter cicëron edhe në iPad

Sep 2 2010
0 Shpërndarje
Twitter cicëron edhe në iPad

Programi zyrtar pa pagesë “Twitter for iPad” mundëson që përdoruesit e Twitter të dërgojnë dhe pranojnë mesazhet me 140 karaktere apo më pak, të njohura si cicërima, si dhe të hapin linka drejt ueb përmbajtjeve.

Twitter ka një ueb faqe por shumica e përdoruesve parapëlqejnë të përdorin aplikacione të palëve të treta për të pasur qasje në shërbimet e saja në vend se të përdorin Twitter.com.  Aplikacioni për pajisjen iPad me ekran të ndjeshëm në prekje, ofrohet përmes App Store, lejon përdoruesit të kapin një mesazh me gishtin e tyre dhe të shohin përmbajtje të ndërlidhur në një dritare të veçantë.

“Në varësi të përmbajtjes në atë cicërimë, ju do të shihni një video apo foto, apo ndoshta edhe një lajm, apo ndonjë cicërimë tjetër” tha Twitter në një blog post. “Twitter për iPad shfrytëzon ndërfaqen e rrjedhshme të ndjeshme në prekje të iPad, duke ju mundësuar informata të shumta që të ofrohen me shpejtësi – pa nevojë për të mbyllur apo hapur dritare apo për të klikuar butona” shtoi Twitter.

Lajmet e fundit>