Vëzhgim

Twitter lanson Twitter Stories

Aug 17 2010
0 Shpërndarje
Twitter lanson Twitter Stories

Në blogun zyrtar të Twitter thuhet se Twitter Tales ka për qëllim të jetë një “bashkësi në rritje e sipër e artikujve që theksojnë individë kreativ dhe biznese nga të gjitha anët e botës që të ndihmojnë Twitter të jetë i mahnitshëm”. Përdoruesit inkurajohen të dërgojnë tregimet e tyre me email në [email protected], në mënyrë që të shkëmbejnë ato me të tjerët.

Nëse kjo taktikë tingëllon e njohur, është për shkakun se edhe Facebook e edhe Google kanë qenë duke promovuar së fundi mjaft shumë “tregimet” e përdoruesve. Facebook ka lansuar një ueb faqe për të theksuar eksperiencën e përdoruesve të saj si pjesë të komunitetit të saj 500 milion anëtarësh. Dhe tregimet kërkuese të Google filluan me një reklamë në Super Bowl dhe ato vazhduan me një seri të videove në YouTube dhe postime blogu në Google.

Ne si përdorues të medieve sociale, përdorim Twitter për qëllime të shpërndarjes së lajmeve tek përcjellësit tonë në Twitter apo Facebook, për të komunikuar me të tjerët dhe për të shpërndarë idetë tona.  Nëse ju jeni një përdorues i Twitter, në çfarë mënyre përdorni këtë shërbim? A ka ndryshuar ky shërbim jetën tuaj në ndonjë aspekt? Pasi të përgjigjeni mos harroni të na përcillni në twitter.com/pcworldalbanian dhe në Facebook, tek Facebook.com/pcworldalbanian.

Lajmet e fundit>