Softuer

Twitter me buton të ri cicërues

Aug 12 2010
0 Shpërndarje
Twitter me buton të ri cicërues

Ky buton i ri do t’ju mundësojë përdoruesve që të bëjnë shkëmbim të përmbajtjeve në internet me lehtësi. Butoni Cicërues iu mundëson përdoruesve që të shkëmbejnë përmbajtje drejtpërsëdrejti nga faqja ku ata janë. “Në momentin që klikoni Tweet Button, një kuti cicëruese do të paraqitet, dhe ajo do të jetë e ngarkuar paraprakisht me një link të shkurtuar që tregon atë që po shkëmbeni” tha Twitter në postimin e bërë në blogun e saj zyrtar.

“Pasi ju postoni në Twitter, ju mund të shihni sugjerimet për llogaritë që mund t’i ndiqni. Këto llogari sugjerohen në bazë të ueb faqes që keni vizituar dhe mund të përfshijë për shembull, lajmet nga faqja apo reporterin e artikullit”.

Twitter veçse ka nënshkruar me mbi 30 ueb faqe për të implementuar butonin, por megjithatë zyrtarë të kompanisë kanë theksuar se përmbajtjet mund të shpërndahen edhe me butonin ekzistues “Tweet”, por kompania tani do të vazhdojë më shumë me promovimin e butonit të ri.

Butoni i tanishëm të cilin shumica e përdorin për të cicëruar lajmet quhet TweetMeme, por dallimi mes këtij të riut që duket se pasqyron faqet ngjashëm si butoni “Like” i Facebook, është se ju lejon të editoni cicërimën para se të paraqitet tek profili juaj në vend se të cicëroj vetëm titullin dhe linkun për ju.  Dhe përveç kësaj butoni i ri i Twitter ka edhe një numër afër të që numëron çdo herë që një artikull shpërndahet nga përdoruesit.

Lajmet e fundit>