Analiza

Twitter me më shumë trafik sesa MySpace

Sep 28 2010
0 Shpërndarje
Twitter me më shumë trafik sesa MySpace

Në mes të gushtit të viti 2009 dhe gushtit të vitit 2010, Twitter është rritur për 76 për qind, kurse MySpace në anën tjetër ka pësuar një rënie prej 17 për qind. Por qysh prej asaj kohe gjërat kanë ndryshuar mjaft shumë. Twitter tani është më shumë një platformë për publikime sociale dhe lajme sesa për çdo gjë tjetër, dhe MySpace është duke tentuar të pozicionojë vetën si e përkushtuar ndaj rinisë për të zbuluar muzikë, filma dhe lojëra. Që të dy tërhiqen ndaj brendeve që tentojnë të arrijnë njerëz të rinj, por ato janë vegla që dallojnë mes vete në shumë aspekte.

Të dy faqet duken mjaft të vogla në krahasim me Facebook, që ka arritur në 598 vizita mujore unike në të njëjtin muaj. Ajo është rritur për 54% në krahasim me vitin e kaluar. Rrjeti i dytë social më i popullarizuar, Windows Live, ka menaxhuar 140 milion vizita unike, duke u vendosur më afër Twitter sesa Facebook-ut.

Twitter ka lëvizur shpejtë për të kapitalizuar rritjen e saj. Së pari ajo ka bërë të ditur një version të ri të faqes së saj që do ta bëjë më të lehtë qasjen e fotove, videove dhe informatave tjera pa përdoru ueb faqe apo programe tjera. Shumë përdorues të këtij rrjeti, vizitojnë mjaft rrallë ueb faqen; ata në vend të kësaj përdorin softuer për dekstop apo ndërfaqe të palëve të treta në faqe tjera për t’iu qasur cicërimave të tyre.

Për këtë arsye arritshmëria e tanishme mudn të jetë më e lartë sesa që tregojnë shifrat e comScore. Një ueb faqe e përpunuar mund të shtyjë që më shumë njerëz të përdorin Twtiter.com në vend të asaj që kanë përdorur deri më tani, duke rritur në këtë mënyrë numrin e vizitorëve unik tani dhe në të ardhmen.

Twitter veçse ka arritur të fitojë falë numrit të madh të përdoruesve përmes “Promoted Tweets”, dhe tani do të arrijë tek bizneset përmes sistemit të “Promoted Accounts”, që do t’iu mundësojë kompanive të blejnë dukshmëri në mesin e tregjeve të targetuar që përcjellin sugjerimet. /pcworld.al

Lajmet e fundit>