Vëzhgim

Twitter një hap më afër Facebook

Sep 15 2010
0 Shpërndarje
Twitter një hap më afër Facebook

Pamja e re e ueb faqes Twitter.com, që është shpalosur gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme, veçohet me një panel të ri të shikimit që mundëson të vëzhgohen imazhet dhe videot, që shkëmbehen nga cicëruesit e Twitter, dhe atë drejtpërsëdrejti në ueb faqen kryesore të këtij shërbimi social.

Më parë, cicëruesit është dashur të klikojnë dhe të largohen nga Twitter.com për të shikuar imazhe dhe video në faqe të palëve të treta, si TwitPic apo yFrog.

Ueb faqja me pamje të re, që do të paraqitet gradualisht tek të gjithë përdoruesit gjatë ditëve në vazhdim, mund të ndihmojë që Twitter.com të bëhet më atraktive për përdoruesit. Momentalisht shumë përdorues të Twitter përdorin aplikacione të palëve të treta, si TweetDeck apo Twitter për iPhone, për të pasur qasje në këtë shërbim.  Por një rifreskim madhor i faqes së Twitter mund të nxis përdoruesit të përditësojnë statusin dhe ndërveprojnë më shumë me përdoruesit tjerë.

“Kjo ka të bëjë për të përfituar më shumë nga Twitter në më pakë kohë” tha Evan Williams, shef ekzekutiv i Twitter.

Twitter ka arritur marrëveshje me një numër t ë palëve të treta të ofrimit t imazheve dhe videove për të integruar shërbimin e tyre direkt me Twitter.com. Kompanitë si TwitPic, yFrog, Ustream, Vimeo  dhe YouTube, kanë nënshkruar kontrata për shërbimin në fjalë. “Përmirësimi i konsumimit të përmbajtjes me bazë në Twitter është po aq i rëndësishëm për Twitter, si edhe për të tjerët” tha Augie Ray, analiste për media sociale pranë Forrester Research.

Sa për kuriozitet, në ditë dërgohen rreth 90 milion cicërima nga Twitter, kurse disa qindra prej tyre janë të cicëruesve shqiptar (përfshirë edhe cicërimat nga PCWorld Albanian, që mund t’i ndiqni tek www.twitter.com/pcworldalbanian) , që çdo ditë e më shumë po shtohen në kuadër të këtij rrjeti. /pcworld.al

Lajmet e fundit>