Lajmet

“Twitteri kinez” ndryshon rregullat

May 29 2012
0 Shpërndarje
“Twitteri kinez” ndryshon rregullat

Mikroblogu më i madh kinez, Weibo ka prezantuar një kod mirësjelljeje që ndalon dhe kontrollon në mënyrë eksplicite porositë që postohen në të.

Weibo – që ngjanë me Twitter-in – ndërmorri këtë aksion pasi që autoritetet kineze kritikuan thashethemet e “pabazuara” të postuara nga disa shfrytëzues.

Sipas raportimeve, thuhet se sistemi me rezultate të kredisë do të prezantohet duke zbritur pikët për ata që thyejnë rregullat. Ata që përsërisin ofendimet do t’ju mbyllet llogaria. Zhvilluesi i këtij shërbimi, Sina Corp, tha se ky sistem ka më shumë se 300 milionë shfrytëzues të regjistruar.

Shfrytëzuesit do të fillojnë më 80 pikë, dhe do të fitojnë më shumë nëse marrin pjesë në aktivitete promovuese, por do të humbasin pikë nëse thejnë ndonjë nga rregullat. Raportohet se nëse pikët e shfrytëzuesit bien nën 60 sosh, atëherë një paralajmërim do të shfaqet në mikroblogun e tyre, duke jua bërë me dije se llogaria do të mbyllet nëse arrijnë në zero pikë.

Nëse shfrytëzuesit “sillen mirë” për dy muaj rresht atëherë pikët do të rikthehen sërish në 80.

Rregulli i i ri thotë se shfrytëzuesit nuk mund ta përdorin këtë shërbim për të:
•       Shpërndarë thashetheme
•       Publikuar informata të pasakta
•       Për të sulmuar me fyerje personale apo komente shpifëse
•       Kundërshtuar principet bazë të kushtetutës kineze
•       Zbuluar sekrete kombëtare
•       Kërcënuar nderin kinez
•       Promovuar kulte ose bestytni
•       Thirrje për protesta ilegale apo tubime masive

Poashtu, ky rregull thotë se shfrytëzuesit nuk mund t’i “shtrembërojnë shprehjet” për t’ju shmangur rregullave.

Blogu The Tech in Asia vuri në dukje se këto rregulla nuk i shpiku Sina, zhvilluesi i Weibo-s. “Këto rregulla janë nxjerrë direkt nga ligjet kineze dhe janë të zbatueshme për postimet në Weibo pa marrë parasysh se a i përfshinë Sina këto rregulla në kontratë apo jo”.

Sina – dhe konkurrentët e saj Baidu dhe Tencent – janë urdhëruar të sigurojnë se të gjithë anëtarët e tyre do të regjistrohen me identitet real më së voni deri në muajin mars. Sina më vonë tha se ende nuk e ka implementuar urdhërin.

Autoritetet kineze kanë qenë kritike për shkak të raportimeve false të përhapura përmes mikroblogëve, duke përfshirë lajmin e vrasjes së liderit koreano verior Kim Jong dhe fjalët për një grushtet ushtarak që u përpoq ta rrëzonte presidentin kinez Hu Jintao. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>