Lajmet

U mbajt në Prishtinë Workshopi II i “Albanian ICT Awards 2012”

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
U mbajt në Prishtinë Workshopi II i “Albanian ICT Awards 2012”

ICTAwardsWorkshopIIPrishtinë, 6 prill 2013 – Workshopi II i garës “Albanian ICT Awards 2012” u mbajt në ambientet e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK), njëherit partner i këtij workshopi. Workshopi I qe mbajtur në Tiranë, më 15 shkurt të këtij viti. Të dyja këto organizime u mbajtën në kuadër të kampanjës sensibilizuese të eventit “Albanian ICT Awards 2012”, që do të permbyllet në fund të prillit të këtij viti, në Tiranë, me një mbrëmbje Gala, ku do të publikohen fituesit e pesë cmimeve në fushën e ITC-së. Eventi organizohet nga kompania lidere në fushën e ITC-së, ICTSmedia, me seli në Tiranë e Prishtinë, mbështetur nga Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe partnerë e mbështetës të tjerë.

DSC00917Të shtunën, më 6 prill, në Prishtinë u mbajt Workshopi i Dytë në kuadër të eventit Albanian ICT Awards 2012, organizuar nga kompania ICTSmedia, i cili do të përmbyllet në fund të prillit në Tiranë.

DSC00903Workshopi II u mbajt në ambientet e Universitetit Amerikan në Prishtinë (AUK), që njëherit ishte edhe partner në kuadër të këtij workshopi.

Salla e auditoriumit kryesor të AUK-së në Prishtinë, ishte e përmbushur me profesionistë të ICT-së, pasionantë dhe njohës të kësaj fushe, para të cilëve performuan organizatorë, mbështetës, pjesëmarrës dhe aplikantë të eventit.

Kushtrim Shala, përfaqësues i Kompanisë ICTSmedia, prezantoi zhvillimet dhe rezultatet e deritashme, të arriturat ndërmjet dy workshopeve (atij të Tiranës, që u mbajt më 15 shkurt dhe këtij të dytit, që u mbajt sot në Prishtinë).

DSC00919

Shala i ka inkuruajuar edhe një herë të gjithë ata që merren me ITC dhe që kanë shënuar të arritura në këtë fushë, nga mbarë hapësira shqiptare, që të shfrytëzojnë edhe ditët e mbetura, deri më 13 prill, që të aplikojnë në garën nga e cila do të ndahen pesë cmimet për më të shquarit në fushën e Teknologjisë Informative dhe të Komunikacionit.

Në emër të mbështetësit të këtij organizimi, Universitetit Amerikan në Kosovës (AUK), ka prezantuar Visar Jasiqi, drejtor i Institutit të Trajnimit dhe të Zhvillimit në AUK.

DSC00909

Kurse nga partneri strategjik i kompanisë ICTSmedia, në kuadër të të gjitha organizmeve të këtij eventi, Fondacioni “Dritan Hoxha”, ka përshëndetur drejtoresha e këtij fondacioni, Vjollca Dako.

DSC00926

Ajo ka përgëzuar sërish organizatorët nga ICTSmedia, për këtë iniciativë me shtrirje mbarëkombëtare, dhe ka ftuar të gjithë talentët, pasionantët, entuziastët dhe ata që kanë shënuar të arritura akademike në fushën e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit, që të shfrytëzojnë kohën dhe mundësitë dhe të aplikojnë në garën e parë mbarëkombëtare në këtë fushë Albanian ICT Awards 2012.

Në pjesën vijuese të workshopit të sotëm u prezentuan edhe disa aplikues të garës Albanian ICT Awards 2012, të cilët treguan për punën e tyre, sfidat dhe motivet që kanë, për t’u zhvilluar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit.

Workshopi i Parë, në kuadër të eventit Albanian ICT Awards, që u mbajt në Tiranë dhe ky i dyti, që u mbajt sot në Prishtinë, u organizuan në kuadër të kampanjës sensibilizuese për këtë garë, e cila do të përmbyllet në fund të këtij muaji, me eventin final, në një mbrëmje Gala, në Tiranë.

Juria profesioniste, e përbërë nga emra të shquar të fushës së IT-së, nga hapësira mbarëshqiptare, janë pjesë e jurisë e cila do t’i përzgjedhë fituesit e pesë cmimeve të kësaj gare, Albanian ICT Awards 2012. (PCWorld Albania)

DSC00987 DSC00997 DSC01013

Disa nga mediat që kanë mbështetur eventin:
TOP Channel – http://top-channel.tv/artikull.php?id=254753&ref=onews
PCWorld – http://www.pcworld.al/u-mbajt-ne-prishtine-workshopi-ii-i-albanian-ict-awards-2012/
KohaVision – http://www.youtube.com/watch?v=l7BDku9r-ss
Albeu.com – http://www.albeu.com/kompjuter–internet/prezantohen-ne-prishtine-albanian-ict-awards-2012/106538/
Fotogaleri në Facebook nga Workshop II: http://www.facebook.com/media/set/?set=a.10151606577654903.1073741828.59102434902&type=1

Lajmet e fundit>