Lajmet

U mbajt në Tiranë konferenca “Enterprise Day 2011”

Apr 20 2011
0 Shpërndarje
U mbajt në Tiranë konferenca “Enterprise Day 2011”

Në fjalën hyrëse, Menaxheri i Pergjithshëm i LoginSystems Venko Gligorov prezantoi risitë në kompaninë Login Systems mbi Pozicionimin e tregut, Portfolios së produkteve dhe Strategjise se tyre. Theks të veçantë vuri mbi rëndësinë e njohjes së publikut me këto produkte duke thënë se organizime të këtilla mund të kontribojnë në zgjerimin më të madh të përdorimit të produkteve të fundit të avancuara të teknologjisë informative.

Në ngjarje morrën pjesë edhe ekspertë të Login Systems të cilët informuan audiencën me prezantime dhe demonstrime të pajisjeve të pranishme gjatë mbajtjes së eventit.
Jonida Hamza, Menaxhere e produkteve Canon, prezantoi një pamje të përgjithshme të paisjeve te imazhit si Aparate Fotografike, Printera, Paisje profesionale te prodhimet, skanera si edhe zgjidhjet që ofrojnë këto produkte për individët dhe bizneset.

Nga ana tjetër, Anjeza Toto Menaxhere e Rrjetëzimit prezantoi avantazhet e solucioneve telefonike të LG-Ericcson dhe pajisjet e rrjetëzimit të kompjuterave si të ruterëve dhe të wireless-ëve të MikroTik-ut.

Po ashtu Igor Dudanov, Menaxher produktesh nga LoginSystems dhe Andi Kamberi, Inxhinier i Para-shitjeve prezantuan zgjidhjet që ofrohen nga EMC për ruajtje dhe mbështetje me pajisje rezervë (storage and backup solutions) që i ofrojnë ambienteve të Linux, Windows, Macintosh, NetWare, OpenVMS dhe Unix.

Synimi i kësaj konference ishte ngritja e njohurive të njerëzve të pranishëm me tregun e teknologjisë si edhe prezantimin e te rejave me te fundit, në lidhje me produktet dhe zgjidhjet e bazuara në Canon, EMC, LG-Ericsson, Mikrotik, Linksys dhe Zyxel. Ata që morrën pjesë patën mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me përfaqësues të Canon dhe EMC, në lidhje me tema të caktuara rreth produkteve në fjalë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>