Vëzhgim

U vjen fundi testimeve të Windows 7 Beta

Feb 18 2009
0 Shpërndarje
U vjen fundi testimeve të Windows 7 Beta

altAshtu siç edhe kishte premtuar, javën e kaluar kompania Microsoft ndaloi testimet e Windwos 7 beta.

Megjithëse Steven Sinofsky, zëvendës-president në Windows engineering group tha se pas versionit testues të Windows 7 beta, softueri do dalë në treg si version përfundimtar; kompania nuk bëri e bëri të ditur datën e lançimit të versionit të plotë Windows 7 për publikun.

Në të kaluarën Microsoft ka lëshuar shumë kopje testuese të sistemeve operative, derisa ato të ishin të gatshme të dalin në treg si version përfundimtar, që është edhe procesi i fundit i testimit. Ndërkohë kompania njoftoi se abonuesit e shërbimeve TechNet dhe Microsoft Developer Network akoma do të vazhdojnë të kenë qasje në Windows 7.

Softuerit i kalon afati më 1 gusht, ndërsa për ta pasur atë, përdoruesit duhet të kalojnë në versionet e reja.

 

Lajmet e fundit>