Lajmet

U mbajt turneu “Level Up Cup” 2010

Sep 22 2010
0 Shpërndarje
U mbajt turneu “Level Up Cup” 2010

Turneu “Level Up Cup” i cili u mbajt në Kaçanik dhe Ferizaj me karakter garues përbëhej nga 4 grupe A, B, C dhe D. Grupi A përbëhej nga 5 ekipe ndërsa grupi B, C, dhe D përbëheshin vetëm nga 4 ekipe. Grupi A dhe B zhvilluan lojërat në Kaçanik kurse grupi C dhe D në Ferizaj.
 
Pas shumë emocioneve, ditës dramatike fitues doli grupi eXplode i cili sipas shortit i takonte Grupit C dhe kundështarë kishin grupet: Undead, Forever dhe Backardi. Pas zhvillimt të lojërave dhe dëshirës së madhe për fitore, djemtë nga grupi eXpload arritën që të fitonin dhe mundën të gjitha këto ekipe me rezultate befasuese. Në finale ky grup u ballafaqua me grupin Unique nga grupi D.

Finalja e shumëpritur, eXplode apo Unique, ende në pikëpyetje. Harta e parë ishte de_train, ku ekipi unique treguan cilësitë e tyre, duke mbyllur pjesën e parë si TR me avantazh të lartë 12-3. Pjesa e dytë filloi me iniciativën në anën e eXplode, me një seri prej 6:0, mirëpo kjo nuk i demoralizoj ekipin unique, të cilët arritën të siguronin hartën e parë me rezultat 16-9.

Ndeshja vazhdoi në de_dust2, ku eXplode filluan si CT, duke siguruar disa raunde të rëndësishme, që sollën rezultatin prej 9:6 në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë loja u baraspeshua, por kjo nuk mjaftoi që unique të fitonin hartën e dytë dhe t’i gëzoheshin turneut të parë si ekip i ri, pasi që eXplode morën vetën dhe fituan 7 rundat e nevojshëm, për ta përmbyllur këtë map, 16-13.

Mapa e cila medoemos do të vendoste fituesin e LUC ishte de_nuke. Rezultati gjatë gjithë kohës ishte i ngushtë dhe pjesa e parë u mbyllë me vetëm një pikë diferencë për ekipin unique. Por jo edhe pjesa e dytë ishte e njejtë me të parën, pasi unique që tani luanin si TR nuk arritën asesi të thyenin mbrojtjen e ekipit nga Ferizaji, që u treguan shumë të fortë, për të fituar këtë hartë 16:10 si dhe gjithë turneun në përgjithësi.

Pra vendi i parë i takoi ekipit eXplode i cili u shpërblye me 500€, ekipi i cili mori vendin e dytë ishte ekipi Unique i cili u shpërblye me 100€ kurse vendi i tretë i takoi ekipit Dida dhe Mighty.

Lajmet e fundit>