Lajmet

Uashingtoni me aplikacion online në Facebook për votuesit

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Uashingtoni me aplikacion online në Facebook për votuesit

Shteti i Uashingtonit gjatë ditës së martë njoftoi se do të ofroj një aplikacion për Facebook i cili u mundëson banorëve të këtij shteti të regjistrohen për të votuar.

Zv. drejtori i zgjedhjeve për Uashington, Shane Hamilin, tregoi për The Daily Caller që aplikacioni nuk shërben vetëm për regjistrim, “ai është një suitë gjithëpërfshirëse”.

Banorët do të jenë në gjendje t’i qasen “udhëzimit të votuesve, të porosisin votimet e zëvendësimit dhe gjejnë vendndodhjet e dropbox nëse nuk duan që ta përfshijnë në letër.”

Ju madje mund të ndiqni rezultatet e zgjedhjeve në kohë reale. “Vetëm dje ne shtuam një aplikacion për Android dhe iPhone që mundëson vëzhgimin e zgjedhjeve,” shtoi Hamlin.

Në vitin 2008, Uashingtoni u bë shteti i dytë që ofronte një formë të regjistrimit online. Në atë vit u regjistruan 158,000 votues online, që përfaqësuan 42 për qind të të gjithë votuesve të rinj në Uashington në atë vit.

Në këto zgjedhje, tha Hamlin, “ne shpresojmë të kalojmë atë numër”.

“Aktualisht, unë mendoj që regjistrimi online është më i sigurt,” tha ai. “Njerëzit që regjistrohen duhet të kenë një kartë identiteti ose leje vozitjeje dhe sistemi e bën një kontrollim në kohë reale me bazën tonë të të dhënave për të parë nëse të dhënat janë të vërteta apo jo.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>