Biznes

Uber emëron CEO ekzekutivin e Expedia

Aug 28 2017
0 Shpërndarje
Dara Khosrowshai do të zëvendësojë Kalanick i cili tha dorëheqjen gjatë muajit Qershor pas presionit nga aksionerët. Uber emëron CEO ekzekutivin e Expedia Photo Source: Bloomberg

Uber përzgjodhi bosin e Expedia për ta emëruar në pozicionin e shefit ekzekutiv, duke i dhënë fund muajve spekulime rreth liderit të ri të firmës pas largimit të themeluesit Travis Kalanick.

Vendi u mor nga bordi i Uber mbrëmjen e së Dielës megjithatë kompania ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare.

Dara Khosrowshai do të zëvendësojë Kalanick i cili tha dorëheqjen gjatë muajit Qershor pas presionit nga aksionerët.

Firma po përpiqet të riparojë imazhin e saj pas disa skandaleve që e përfshinë.

Emra të mëdhenj si bosi i HP Meg Whitman dhe Kryetari i bordit të General Electric Jeff Immel janë konsideruar për këtë rol.

Kalanick u largua nga kompania pas disa muajsh presione. Dorëheqja e tij erdhi pak muaj pasi firma u përfshi nga skandalet seksuale.

Khosrowshahi ka qenë ekzekutiv i Expedia që nga 2005. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>