Biznes

Uber emëron zyrtarisht Dara Khosrowshahi-n CEO të kompanisë

Aug 30 2017
0 Shpërndarje
Lajmi u bë publik ditën e Marte pas një raporti të publikuar në fundjavë se Uber ishte pranë nënshkrimit të ish shefit në Expedia. Uber emëron zyrtarisht Dara Khosrowshahi-n CEO të kompanisë

Uber Technologies zyrtarisht mirëpriti shefin e ri ekzekutiv Dara Khosrowshahi, i cili ka drejtuar biznesin online Expedia për 12 vite me radhë.

Lajmi u bë publik ditën e Marte pas një raporti të publikuar në fundjavë se Uber ishte pranë nënshkrimit të ish shefit në Expedia. (http://bit.ly/2vIoxxy)

Emërimi i Khosrowshahi vjen në një moment kritik për Uber kompani e cila po përpiqet të rikuperojë imazhin e dëmtuar nga skandalet seksuale të cilat kulmuan me themeluesin dhe ish shefin Travis Kalanick në Qershor.

Khosrowshahi lajmëroi stafin e tij në Expedia se kishte pranuar ofertën e Uber. Gjatë lidershipit të tij, Expedia u shndërrua në një prej agjencive më të mëdha në botë të udhëtimeve.

48 vjeçari është një emigrant i revolucionin Iranian të 1978-tës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>