Lajmet

Uber është një kompani transporti tha Gjykata e Lartë Evropiane

Dec 20 2017
0 Shpërndarje
Që kur nisi aktivitetin, Uber është përballur vazhdimisht me rregullatorë të vendeve të ndryshme të cilët kanë kërkuar ndryshimin e modelit të biznesit. Uber është një kompani transporti tha Gjykata e Lartë Evropiane Photo Source: EPA

Uber është zyrtarisht një kompani transporti dhe jo shërbim dixhital tha Gjykata e Lartë Evropiane ditën e Mërkure.

Firma e shquar e shërbimit taksi justifikohej si një shërbim shoqëror informacioni me të cilin ndihmonte njerëzit të kontaktonin me njëri tjetrin në formë elektronike dhe jo një kompani që operon taksi.

Çështja u soll në vëmendje pasi Uber-t ju kërkua në Barcelonë që tu bindej ligjeve lokale për taksitë.

Impakti i këtij verdikti pritet të bëjë shumë pak diferencë mënyrën sesi Uber funksionon tha kompania, por ekspertët besojnë se rasti shënon një precedent për ekonominë “gig.”

Një zëdhënës i Uber u shpreh: “Ky vendim nuk do të ndryshojë shumë gjëra në pjesën më të madhe të vendeve Evropiane ku ne tashmë operojmë sipas ligjeve vendase të transportit.”

Në vendimin e gjykatës thuhej se çdo shërbim i mundësuar përmes një aplikacioni apo forme tjetër elektronike ku shoferët jo profesionistë përdorin makinat e tyre për të transportuar njerëz, duhet të klasifikohet si një shërbim në fushën e transportit sipas ligjit Evropian.

Por ky vendim është një tjetër tregues i vështirësive që po hasin gjykatat dhe rregullatorët me fenomenin e njohur si ekonomia “gig.”

Që kur nisi aktivitetin, Uber është përballur vazhdimisht me rregullatorë të vendeve të ndryshme të cilët kanë kërkuar ndryshimin e modelit të biznesit.

Vendimi është i qartë, Uber është një kompani transporti. Edhe pse kompania hedh poshtë implikimet e gjëra që pritet të nisë ky vendim, ai mund të rezultojë faktor vendimtar për mënyrën e të bërit biznes në të ardhmen nga kompania. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>