Blog

Uber ka realizuar mbi 5 miliard udhëtime që nga themelimi

Jun 30 2017
0 Shpërndarje
Uber, themeluar në 2010-ën, tha se plot 156 udhëtime realizohen çdo sekondë, duke ndihmuar kompaninë të arrijë objektiva të tjera në të ardhmen. Uber ka realizuar mbi 5 miliard udhëtime që nga themelimi Photo Source: Reuters

Uber Technologies tha ditën e Enjte se kompania ka kompletuar 5 miliard udhëtime që nga themelimi deri më 20 Maj 2017.

Lajmi vjen pas trazirave që pushtuan kompaninë dhe përfunduan me dorëheqjen e shefit ekzekutiv dhe themeluesit të saj Travis Kalanick.

Uber, themeluar në 2010-ën, tha se plot 156 udhëtime realizohen çdo sekondë, duke ndihmuar kompaninë të arrijë objektiva të tjera në të ardhmen.

Kompania është sulmuar vazhdimisht jo vetëm nga qeveria Amerikane por edhe autoritete të huaja për praktikat e saj dhe shmangien e ligjeve lokale.

Së fundi,shefi ekzekutiv i Uber Technologies, Travis Kalanick, bashkëthemelues i një prej kompanive teknologjike me influencë të lartë, dha dorëheqjen pas presioneve nga investitorët lidhur me lidershipin e tij. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>