Biznes

Uber lançon makinat autonome në San Francisco, XC90 kalon semaforin në dritë të kuqe

Dec 15 2016
0 Shpërndarje
Uber lançon makinat autonome në San Francisco, XC90 kalon semaforin në dritë të kuqe

201688_uber_launches_self_driving_pilot_in_san_francisco_with_volvo_carsQytetarët të cilët kërkojnë një taksi në San Francisco të Shteteve të Bashkuara nga dita e sotme do të kenë në shërbim makina me sistem vetëdrejtimi bëri të ditur Uber.

Kompania ka testuar prej kohësh makina me sistem vetëdrejtimi dhe të parat që dolën në rrugë ishin në Pittsburg në SHBA nga Shtatori. Uber zotëron një flotë prej makinash të automatizuara Volvo XC90 të cilat do të jenë të disponueshme përmes shërbimit UbeX.

Nuk ekziston një formë specifike e të kërkuarit të një makine me sistem vetëdrejtimi. Nëse do të jetë e disponueshme një e tillë në atë moment do tu shërbehet qytetarëve.

Megjithatë gëzimi nuk zgjati sepse në rrugët e qytetit u pa një Volvo XC90 e Uber të kalonte një semafor në dritë të kuqe. autoritetet dërguan një letër tek Uber duke thënë se nëse kompania nuk ndalon testimet dhe të marrë një leje të posaçme atëherë do të aplikohen masa ligjore.

Ky lajm i fundit vjen në të njëjtën ditë kur Google prezantoi divizionin e ri të makinave vetëdrejtuese të quajtur Waymo. Ju ftojmë të ndini videon e publikuar mëposhtë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>