Lajmet

Uber ndryshon logon dhe ridizenjon aplikacionin

Sep 13 2018
0 Shpërndarje
Uber gjithashtu ka ridizenjuar aplikacionin e tij celular dhe ka ndryshuar moton nga "Bëni transportin të besueshëm si uji i rrjedhshëm, kudo, për të gjithë" në "Ne ndezim mundësinë duke e vendosur botën në lëvizje". Uber ndryshon logon dhe ridizenjon aplikacionin

Uber ka ndryshuar logon e zbuluar dy vjet më parë duke sjellë një versioni të ri që thjesht përdor emrin e kompanisë.

Uber gjithashtu ka ridizenjuar aplikacionin e tij celular dhe ka ndryshuar moton nga “Bëni transportin të besueshëm si uji i rrjedhshëm, kudo, për të gjithë” në “Ne ndezim mundësinë duke e vendosur botën në lëvizje”.

Logoja e mëparshme është duke u braktisur sepse konsumatorët nuk e lidhnin atë me Uber, tha kompania për AdWeek.

Shkrimi në logon e re të Uber përdor një tipografi me porosi të quajtur “Uber Move.” Kompania në këtë rast nuk paguan tarifat e licencimit. Formatet e personalizuara janë bërë të njohura në kompanitë më të mëdha të Silicon Valley.

Më parë këtë javë, Uber gjithashtu emëroi shefen e parë të marketingut: ish-ekzekutiven e Coca-Cola Rebecca Messina.

Kompania gjithashtu njoftoi së fundi një suitë të re të tipareve të sigurisë. Të gjitha këto lëvizje tregojnë se, edhe pas një viti nën drejtimin e CEO- s Dara Khosrowshahi, kompania është ende duke u përpjekur për të përmirësuar  reputacionit e saj, i cili u la i dëmtuar nga themeluesi Travis Kalanick. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>