Lajmet

Uber premton 50,000 vende të reja punë në Europë

Jan 21 2015
0 Shpërndarje
Uber premton 50,000 vende të reja punë në Europë

1dc770efKompania e shërbimeve transportit (taksi), Uber, po planifikon një ekspansion “agresiv” në Europë, njëkohësisht duke premtuar 50,000 vende të reja punë në 2015. Shefi ekzekutiv i Uber, Travis Kalanick, u shpreh në këtë formë gjatë një konference në Munih të Gjermanisë: “Ne dëshirojmë që 2015 të jetë viti i një bashkëpunimi të ri me qytetet Europiane.”

Kalanick tha se ekspansioni i Uber do të hidhte në qarkullim 400,000 automobila të cilët e mirëpresin kompaninë. Ai shtoi: “Uber është i angazhuar për të krijuar marrëdhënie të reja me qytetet Europiane duke siguruar përfitime të mëdha jo vetëm në ekonomi por edhe inovacion përmes promovimit të funksioneve kyçe të qyteteve.”

Premtimi është një kthesë në strategjinë e Kalanick, i cili njihet mjaft mirë për qëndrimin e tij kundërshtues ndaj disa qyteteve Europiane të cilat u përpoqën të detyrojnë Uber të veprojë në kundërshti me atë çfarë kompania e sheh si vjetëruar, pikërisht ligjin proteksionist.

Uber ka përfunduar në gjykatë në vendet Europiane të Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Spanjës, nën argumentin se shkelte rregullat e licencimit të shërbimeve taksi.

Kalanick gjithashtu bëri të ditur për bashkiakët e qyteteve Europiane se nëse ata sheshojnë këto kundërshti ligjore me Uber të cilat pengojnë funksionin e firmës, në katër vitet e ardhshme Uber do të krijonte 10,000 vende të reja punë në secili prej shteteve të lartpërmendura.

“Nga fundi i këtij viti, nëse ne bëjmë realitet këto bashkëpunime, ne do të krijojmë 50,000 vende të reja punë në Europë”, tha Ai.

Uber aktuliasht është startupi më vlerën më të madhe në botë i cili kushton 41 miliard dollar. Kompania është gjendur shpesh në vështirësi nga gjykatat dhe aktet rregullatore taksative. Nga ana tjetër, ndaj Uber janë ngritur shumë pyetje lidhur me sigurinë e pasagjerëve që përdorin shërbimet e kompanisë.

Një grua në Indi e cila ishte përdhunuar nga një shofer i një taksie Uber kishte punësuar një avokat duke e vendosur kompaninë përballë gjykatave Amerikane. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>