Blog

Uber punëson inxhinierin e NASA-s për të zhvilluar makina fluturuese

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Uber është në kërkim revolucionin e transportit dhe këtë e tregoi ditën e djeshme kur punësoi veteranin e NASA-s për të drejtuar hulumtimet në fushën e teknologjisë. Uber punëson inxhinierin e NASA-s për të zhvilluar makina fluturuese

Mark Moore do të jetë drejtori i inxhinierisë së aviacionit pranë kompanisë.

Ai do të punojë në teknologjinë e ngritjes dhe uljes vertikale e cila shihet si e ardhmja e transportit urban. Uber, aplikacion i cili lidh shoferët dhe taksitë e vetëpunësuar në mbarë botën, ka tronditur industrinë e taksive.

Vizioni i kompanisë për të ardhmen konsiston jo vetëm në makinat fluturuese por edhe vetëdrejtësuese ku këto të fundit janë në qarkullim prej kohësh në dy qytete në SHBA falë partneritet me Volvo dhe Daimler.

Kompania tha se një udhëtim prej 91.7 km do të bëhej për 15 minuta me një makinë fluturuese nga 1 orë e 40 minuta që merr aktualisht me një makinë normale.

Uber thotë se kostoja e udhëtimit mund të jetë 129 dollar fillimisht e cila mund të bjerë deri në 20 dollar me kalimin e kohës. Kur ishte tek NASA, Moore kishte krijuar një dizajn të një mjeti elektrik fluturues i aftë të mbante një pasagjer.

Megjithatë makinat fluturuese janë një realitet me vite larg dhe do të kërkonte jo thjeshtë inovacionin e një kompanie por trajnimin e punonjës dhe krjimin e bazës së duhur ligjore. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>