Biznes

Uber refuzon ndalimin e testimit të makinave të automatizuara

Dec 19 2016
0 Shpërndarje
Uber refuzon ndalimin e testimit të makinave të automatizuara

_90836623_febc7c11-3a0a-48a6-80cb-a9183743ad15Uber i është thënë se makinat e tyre të automatizuara e janë të paligjshme – por po kundërshton që ti heqë ato nga rrugët e San Francisco-s.

Kompania filloi të testonte mjetet e para me sistem vetëdrejtimi këtë javë, por Departamenti i Mjeteve të Motorizuara në SHBA i tha firmës se duhet të ketë një leje testimi.

Uber tha se nuk i nevojitej një pasi ato kishin një shofer sigurie në timon, dhe do të injorojë kërkesën.

Avokati i përgjithshëm i Kalifornisë – avokati qeveritar më i lartë i shtetit – tha se Uber duhet të ndalojë menjëherë ose do të përballej me veprime të mëtejshme.

Një folëse për zyrën e avokatit të përgjithshëm nuk tha se çfarë do të ishin saktësisht këto veprime, por hapi tjetër me shumë mundësi do të ishte një urdhër gjykate që detyron Uber që ti bindet kërkesës.

Kompanitë e tjera që po testojnë teknologjitë e vetë drejtimit në Kaliforni, si Google, kanë aplikuar për një leje dhe e kanë marrë atë, e cila kushton $150 për 10 mjete. Mjetet shtesë mund të shtohen për $50 çdo 10 mjete.

Në një telefonatë konference me media-n të premten, zëvendës presidenti i Teknologjive të Avancuara të Uber, Anthony Levandowski, tha se Uber “respekton” zyrtarët, por rregulloret nuk kishin lidhje me makinat e tyre.

Sipas pikëpamjes së tij, leja aplikohet vetëm tek makinat që mund të operojnë “pa kontrollin aktiv fizik ose pa monitorimin e një operatori njerëzor.”

Makinat Uber kërkojnë një njeri, tha ai – edhe pse kompania ka si qëllim ende që ti referohet mjeteve të tyre si “makina vetë drejtuese.”

Ai bëri një krahasim me kompaninë e makinave elektrike Tesla. Makinat e tyre me një funksionalitet të njohur si Autopilot, i cili merr kontroll të mjetit dhe automatikisht qëndron në trafik dhe ndryshon korsi.

Autopilot nuk kërkon një leje, kështu që Uber argumenton se makinat e tyre duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Ato kërkuan qartësim nga DMV mbi këtë problem veçanërisht.

Leja kërkon nga kompanitë që të mbulojnë kostot e sigurimit dhe gjithashtu të mundësojnë raporte publike për çdo përplasje apo moment që shoferi njerëzor duhet të marrë kontrollin. (PCWorld Albanian)

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>