Biznes

Uber tërhiqet nga testimet e makinave autonome në San Francisco

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Uber tërhiqet nga testimet e makinave autonome në San Francisco

bn-ri417_2so0q_or_20161221204354Uber Technologies njoftoi ditën e Mërkure se është tërhequr nga programi i testimeve të makinave me sistem vetëdrejtimi mas presionin të autoriteteve Amerikane.

Startupi më me vlerë në botë e filloi eksperimentin një javë më parë duke bërë të disponueshme disa prej prototipeve të para për qytetarët Amerikanë në Kaliforni. Por Uber kishte refuzuar të aplikonte për lejen 150 d0llarëshe nga Departamenti i Mjeteve të Motorizuara në Kaliforni me arsyetimin se nuk ishte e nevojshme.

I menjëhershëm ishte reagimi i Departamentit i cili tha se testime ishin të jashtligjshme dhe përbënin rrezik për qytetarët. Uber vijoi të testonte pavarësisht kritikave të ashpra.

Arsyetimi i Uber bazohej në faktin se makinat nuk ishin terësisht të automatizuara sepse një shofer në ndenjëset e para kujdesej vazhimisht për mbarëvajtjen e udhëtimit.

Kërcënimi i avokatit të përgjithshëm të Kalifornisë se do të padiste në gjykatë Uber, e detyroi këtë të fundit të tërhiqej. Makinat autonome janë shumë të rëndësishme për Uber i cili shpreson që të zëvendësojë afro 1,5 milion shoferë të kontraktuar për shërbimin e taksisë.

Në tremujorin e katërt të këtij viti, kompania humbi mëse 800 milion dollar. Përpjekjet e Uber me makinat e automatizuara në Kaliforni morën goditjen e parë kur u raportuan thyerje të rregullave të qarkullimit nga Volvo-t XC90. (PCWorld Albanian)

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>