Siguri

Ubisoft fajëson hakerët për bllokimin e gejmerëve

Mar 8 2010
0 Shpërndarje
Ubisoft fajëson hakerët për bllokimin e gejmerëve

Sistemi i ri DRM i kësaj kompanie dështoi dje. Dhe për shkak se sistemi i saj i identifikimit u kërkon lojtarëve që të jenë online gjatë gjithë kohës, edhe nëse luajnë lojën në modulin single-player, gejmerët nuk ishin në gjendje të luajnë Assassin’s Creed II dhe Silent Hunter 5, në platformën PC.

Në momentin e parë kompania u përgjigj duke thënë se “kërkesa e jashtëzakonshme” ka shkaktuar problemin. “Qartazi koha e stërzgjatur e bllokimit dhe çështjet e gjata të kyçjes janë të papranueshme, në veçanti pasi më është thënë se këta server monitorohen vazhdimisht” tha një përfaqësues i kompanisë në forumin e Ubisoft.

Tani kompania prapa titullit të shumëkërkuar Assassin’s Creed 2 thekson se është sulmuar nga hakerët.

“Kërkojmë falje ndaj secilit që nuk ka mundur të luaj Assassin’s Creed II apo Silent Hunter 5 gjatë ditës së djeshme. Serverët janë sulmuar, gjë që limitoi shërbimet prej orës 2:30 pm deri në 9 pm” tha kompania në një cicërimë të sotme në Twitter.

Ajo shtoi se “95% e gejmerëve nuk kanë qenë të ndikuar, por një grup i vogël i lojtarëve që ka tentuar të nisë lojën ka pranuar errore DoS (Denial of Service).”

Ubisoft veçse është kritikuar dukshëm për sistemin e saj të ri të identifikimit, e cila ka për qëllim luftimin e piraterisë, ku gejmerët kanë deklaruar se kërkimi që të jenë online gjatë tërë kohës nënkupton shpenzime shtesë për ta.

Megjithatë tentimi i Ubisoft për të luftuar piraterinë shkoi huq, pasi që këtyre ditëve nëpër torrenta është shfaqur një crack që u mundëson gejmerëve të luajnë lojën edhe pa qenë online. Fat i keq për Ubisoft. DRM i ri dështoi sërish, veçse shkaktoi telashe për gejmerët e ndershëm që blejnë lojën.

Lajmet e fundit>