Softuer

Ubisoft paralajmëron titullin e radhës Assassin’s Creed

May 5 2011
0 Shpërndarje
Ubisoft paralajmëron titullin e radhës Assassin’s Creed

Sot, Ubisoft ka ndezur një dritë të re për një titull të ri Assassin’s Creed, duke iu dhënë fund kështu spekulimeve në lidhje me hapat e mëtutjeshëm të kësaj serie. Titulli “Relevations” ishte prezantuar në internet para disa javëve, por detajet e lojës duke përfshirë periudhën e organizmit dhe karakterin – kanë qenë pjesë e spekulimeve qysh prej se vitin e kaluar në pjesën Brotherhood, u përfundua  tregimi për Ezio Auditore.

Por sipas lajmeve të reja, tregimi i Ezios nuk ka marr fund. “Në Assassin’s Creed: Relevations, vrasësi mjeshtër Ezio Auditore ecën në hapat e mësuesit të tij legjendar, Altair, në një udhëtim të zbulimit dhe ringjalljes. Ky është një udhëtim i rrezikshëm – të cilin Ezion do ta dërgojë në Konstantinopol, ku që është zemra e Perandorisë Osmane, dhe ku një armatë në rritje e sipër e Templars po rrezikon destabilizimin e rajonit”.

Duke lënë anash faktin se Altair nuk ishte në fakt mësuesi i Ezios, tregimi do të jetë “kapitulli i fundit i Ezios”, por megjithatë loja e re do të vazhdojë me tregimin e Desmond, që është pasardhësi i Ezio që ka lënë një përfundim disi të tipit “as andej as këndej.

Deri tani nuk ka ndonjë detaj tjetër zyrtar, por Ubisoft ka thënë se dëshiron një Assassin’s Creed të ri çdo vit, prandaj ka gjasa që në muajin nëntor ta kemi gati për PS3, Xbox 360 dhe PC. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>