Softuer

Ubisoft riaktivizon DRM’n për tu ruajtur nga pirateria

Jul 31 2011
0 Shpërndarje
Ubisoft riaktivizon DRM’n për tu ruajtur nga pirateria

Ubisoft ka shfrytëzuar DRM’n konstant në titujt e mëhershëm si Assassin’s Creed 2 dhe Spliner Cell: Convition, duke argumentuar se e ka bërë këtë për të luftuar piraterinë. Por lojtarët ankohen se DRM nuk është e drejtë, është frustuese dhe në mes tjerash një pengesë, kurse Ubisoft ka një përgjigje: DRM është një “sukses”.

Ubisoft ka thënë se ka vërejtur një “reduktim të pastër në pirateri të titujve për shkak të kërkesës për të qenë vazhdimisht online, dhe prej kësaj perspektive kjo kërkesë ka qenë një sukses” kanë thënë zyrtarë të Ubisoft për PC Gamer. Në anën tjetër gejmerët profesionistë vazhdojnë të ankohen se DRM dëmton vetëm ata që paguajnë për të luajtur sepse DRM është hakuar e piratuar edhe më parë.

Ubisoft më parë ka larguar DRM nga titujt saj, por këtë vit ka vendosur për rikthim./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>