Softuer

Ubisoft ringjall Michael Jackson-in

Jun 16 2010
0 Shpërndarje
Ubisoft ringjall Michael Jackson-in

Krijuesi i lojërave Ubisoft ka thënë se titulli i radhës, që ende nuk ka një titull do t’i lejojë lojtarët që të “futen në hapat e Michael Jackson dhe të përjetojnë performancat e tij ikonike përmes kërcimit dhe vallëzimit të tyre”.

Loja do të veçohet me tituj hit të MJ si “Beat it” dhe “Billie Jean” dhe do të paraqitet në shitje para sezonës së pushimeve.

Gjatë konferencës së Ubisoft në E3 2010, nuk u tregua asnjë video trailer rreth lojës apo ndonjë formë demonstruese e saj. E vetmja gjë që u prezantua rreth lojës ishte vallëzimi i vërtetë nga valltarë profesional që performuan hitin “Beat it”, por detajet tjera mbeten të fshehta.

John McClain, bashkë-ekzekutues i Michael Jackson Estate tha se “Kjo është një lojë që mund ta përjetojë e tërë familja dhe mund ta luaj së bashku, dhe është diçka që do të bënte jashtëzakonisht të lumtur Michael Jacksonin”.

Një adhurues në anën tjetër tha se kjo është diçka e jashtëzakonshme. “Ne e duam Michael Jacksonin. Fëmijët e mi do të çmenden nga gëzimi!!!” u shpreh ai.

Në anën tjetër kishte edhe fytyra skeptike, siç ishte rasti me në adhurues tjetër i cili u shpreh se “MJ tani është i varrosur dhe kjo është thjeshtë një teknikë për të fituar para. Nëse ai do të dëshironte këtë, ai do ta kishte bërë gjersa ishte gjallë”.

Zëdhënsja e Ubisoft, Lisa Revelli tha se titulli do të paraqitet me shfrytëzimin e Microsoft Kinect për Xbox 360, me Sony Move për PS3, dhe me Nintendo Wii, si dhe tek PSP e DS. Ajo tha se për versionin Kincet/Xbox 360, loja nuk do të veçohet me avatar që do të përfaqësojnë lojtarët në ekran, por me vet lojtarët.

Loja ndoshta mund të paraqitet në momentin e njëjtë me paraqitjen e një albumi të ri me këngë të pabotuara të Jackson, që pritet të paraqitet në nëntor.

Lajmet e fundit>