Lajmet

Ubisoft me shpresa të mëdha për filmin “Prince of Persia”

Nov 17 2009
0 Shpërndarje
Ubisoft me shpresa të mëdha për filmin “Prince of Persia”

Qysh prej vitit 1989, Princi i Persisë (Prince of Persia) kapi sytë e lojtarëve të asaj kohe, vit kur ishte paraqitur versioni i parë i kësaj loje.

Tani me një film të ri të bazuar në lojën Prince of Persia, i cili do të paraqitet vitin e ardhshëm, Ubisoft është deklaruar se beson se ky film do të jetë shumë më i mirë se Pirates of the Caribbean.

Drejtori i Ubisoft, Yves Guillemot e ka potencuar këtë informacion para një gurpi të investitorëve dhe ekzekutivëve të industrisë në Nju Jork, gjatë konferencës për argëtim digjital, BMO Capital Markets. Guillemot ka thënë: “Prince of Persia do të tregoj se çfarë do të arrijë një video lojë e pasur në industrinë filmike”.

Ai më tej shtoi: “Ajo se çfarë po dëgjojmë është se do të mund të jetë më i fuqishëm se Pirates of the Caribbean, që ka arritur të fitojë 2.7 miliard dollarë anembanë botës”.

Filmi Prince of Persia veçohet me aktorin Jake Gylenhall, i cili luan rolin e Princit. Filmi që pritet të paraqitet vitin e ardhshëm është i bazuar në pjesën e vitit 2003 të Prince of Persia, “The Sands of Time”.

Lajmet e fundit>