Blog

UBT-CERT, akreditohet nga TI në renditje ndërkombëtare për mbrojtjen në Siguri Kibernetike

Aug 6 2018
0 Shpërndarje
Nga ky proces i permbyllur me sukses, jepen edhe mundesite e shfrytezimit te disa sherbimeve te organizates TI dhe komunitetit nderkombetare te CERT-ve. UBT-CERT, akreditohet nga TI në renditje ndërkombëtare për mbrojtjen në Siguri Kibernetike

Computer Emergency Response Team divizion (UBT-CERT), që është krijuar dhe funksionon në kuadër të UBT-së dhe Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP), ka shënuar edhe një rezultat në punën e tij, duke u akredituar në organizatën ndërkombëtare “Trusted Introducer”.

Në një proces kompleks akreditimi, që ka nisur muaj më herët dhe është përmbyllur sot, UBT CERT ka plotësuar kritere të shumta teknike, administrative dhe partneritetet e projektet e deritanishme zhvilluar nga UBT-CERT. Nga ky proces i permbyllur me sukses, jepen edhe mundesite e shfrytezimit te disa sherbimeve te organizates TI dhe komunitetit nderkombetare te CERT-ve.

UBT-CERT deri më tani ka arritur zhvillimin e një game të shërbimeve & projekteve, të cilat i gjeni këtu https://csp.ubt-uni.net/cert/en/services/ & https://csp.ubt-uni.net/cert/en/projects/

UBT-CERT është institucioni nga Republika e Kosovës që akreditohet në këtë mekanizëm ndërkombëtar, duke e futur kështu Republikën e Kosovës në listën më të madhe të CERT-ve ndërkombëtarë.

UBT-CERT funksionon në kuadër të UBT-së dhe Qendrës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (QSP) dhe ka për synim zhvillimin e ekipit të ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për sektorin akademik, privat dhe publik.

Që nga krijimi, synimi parësor i UBT-CERT ishte anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare të fushës së mbrojtjes për Siguri Kibernetike. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>