Lajmet

UBT CERT anëtarësohet në organizatën botërore të sigurisë “FIRST”

Nov 17 2017
0 Shpërndarje
Atdhe Buja, menaxher i UBT CERT, ka theksuar se organizata do të japë kontribut në kërkim, zhvillim, ofrim të strategjive dhe politikave për sigurinë dhe privatësinë që ndikojnë në sigurinë kibernetike për vendin dhe rajonin. UBT CERT anëtarësohet në organizatën botërore të sigurisë “FIRST” Photo Source: UBT

Ekipi i reagimit emergjent kompjuterik të UBT-së, e njohur si UBT CERT, është organizata e parë nga Kosova që është anëtarësuar në organizatën më të madhe botërore të sigurisë “FIRST”, kjo si rezultat i plotësimit të kritereve të kërkuara në aspektin e infrastrukturës ligjore dhe teknike të IT-së.

Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është vlerësuar pozitivisht fillimisht nga CERT i Kroacisë e më pas edhe nga CERT i Norvegjisë, teksa anëtarësimi është bërë në bazë të votave nga anëtarët e bordit të organizatës “FIRST”.

Atdhe Buja, menaxher i UBT CERT, ka theksuar se organizata do të japë kontribut në kërkim, zhvillim, ofrim të strategjive dhe politikave për sigurinë dhe privatësinë që ndikojnë në sigurinë kibernetike për vendin dhe rajonin.

Tutje, ai ka thënë se anëtarësimi në “FIRST” mundëson që UBT CERT të reagojë dhe të përgjigjet në mënyrë më efektive ndaj incidenteve të sigurisë kibernetike, duke siguruar qasje në praktikat më të mira, mjetet dhe komunikimin e besueshëm me ekipet anëtare.

Organizata “FIRST” zhvillon dhe promovon praktikat më të mira të sigurisë kompjuterike në botë, teksa ekipet anëtare përdorin njohuritë, shkathtësitë dhe përvojën e tyre të kombinuar e promovuar një ambient më të sigurt elektronik global. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>