Lajmet

UBT-CERT lançon MISP, sistemin e Platformës Inteligjente të Kërcënimeve

May 29 2018
0 Shpërndarje
Në një bashkëpunim të fundit është arritur sinkronizimi i të gjitha informacioneve ndërmjet dy sistemeve MISP të Luksemburg dhe UBT-CERT-it. Kjo është e rëndësishme për komunitetin dhe CERT e tjerë në Kosovë për shkak që, i njofton me të rejat e fundit nga bota rreth sigurisë. UBT-CERT lançon MISP, sistemin e Platformës Inteligjente të Kërcënimeve

Në konferencën e Parë nacionale që është mbajtur në UBT për Infrastrukturat Kritike të Informacionit dhe Mbrojtja e tyre – CIIP & GDPR”, nga ekipi i UBT-CERT Divisionit është bërë edhe lançimi i MISP sistemit të Platformës Inteligjente të Kërcënimeve brenda kategorisë së shërbimeve Incident Handling & Incident Coordination. (misp-cert.ubt-uni.net)

Gjatë sesionit të dytë, Sesioni i CERT-ve dhe sektorëve tjerë kritik nga përfaqësuesit e UBT-CERT Atdhe Buja & Blent Kurtalani, është bërë prezantimi i këtij sistemi në mesin e listës së shërbimeve që ofron në fushën e sigurisë dhe sigurisë kibernetike, gjithashtu u prezantua edhe pjesa e analizës dhe vlerësimit të sektorëve kritik të Kosovës dhe nevojat për implementimin e mekanizmave parandalues ndaj sulmeve kibernetike.

Tashmë UBT-CERT përmes këtij sistemi ofron informacione në kohë reale të të gjitha kërcënimeve të sigurisë, softuerëve të dëmshëm maluerë, informacione këto që vijnë nga rrjeti i komunitetit të të gjithë CERT-ve nëpër botë dhe ruhen në regjistrin lokal të sistemit MISP në UBT-CERT.

Pas anëtarësimit divizionit CERT në organizatën më të madhe të sigurisë FIRST, janë hapur shumë mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi me shumë institucione relevante të sigurisë në botë, dhe e fundit është bashkëpunimi i UBT-CERT me Qendrën e Përgjigjes së Incidenteve Kompjuterike në Luksemburg (CIRCL).

Në një bashkëpunim të fundit është arritur sinkronizimi i të gjitha informacioneve ndërmjet dy sistemeve MISP të Luksemburg dhe UBT-CERT-it. Kjo është e rëndësishme për komunitetin dhe CERT e tjerë në Kosovë për shkak që i njofton me të rejat e fundit nga bota rreth sigurisë.

UBT-CERT ka në plan që të aplikojë një plan veprimi të ofrimit të qasjes në sistemin e MISP për institucionet relevante të sigurisë në vend.

Gjithashtu bashkëpunimi me Qendrën e Përgjigjes së Incidenteve Kompjuterike në Luksemburg (CIRCL) është duke vazhduar e zgjeruar më shumë ku me realizimin e disa projekteve të përbashkëta UBT-CERT do të shtoj listën e shërbimeve në fushën e sigurisë kibernetike duke ngritur sisteme, vegla të ndryshme për të shërbyer dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në vend e rajon.

Linku për informacione për shërbimet e UBT-CERT https://csp.ubt-uni.net/cert/en/services/

UBT Science & Technology Week është aktiviteti kryesor i vitit, i organizuar nga rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, për të promovuar shkencën në vend. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>