Blog

UBT-CERT merr pjesë në Konferencën Teknike Rajonale

Nov 8 2017
0 Shpërndarje
UBT-CERT është krijuar duke bazuar në modelin më modern akademik dhe ka arritur qysh në vitin e parë të anëtarësohet në Trusted Introducer TI UBT-CERT merr pjesë në Konferencën Teknike Rajonale

Menaxheri i UBT-CERT, Atdhe Buja është duke marrë pjesë në Konferencën Teknike Rajonale, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Në këtë ngjarje të organizuar nga organizata FIRST dhe UNDP, po marrin pjesë përfaqësues ndërkombëtarë të disa organizatave dhe institucioneve me renome botërore në fushën e sigurisë kibernetike.

Krahas konferencës, në këtë ngjarje po mbahet edhe një trajnim dyditor, që ka të bëjë kryesisht me sfidat, objektivat dhe operacionet në konsolidimin e njësive të sigurisë kibernetike, të quajtura CERT, e që UBT e ka bërë këtë që nga viti 2016, falë krijimit të divizionit të CERT.

UBT-CERT është krijuar duke bazuar në modelin më modern akademik dhe ka arritur qysh në vitin e parë të anëtarësohet në Trusted Introducer TI, si dhe është edhe në procesin e akreditimit për pranim në organizatën FIRST.

Kjo konferencë ka një rol të veçantë, pasi që falë saj, UBT-CERT ka zgjeruar rrjetin e partnerëve me organizata dhe ekspertë të sigurisë, përfshirë UNDP, FIRST, CERT-in shtetëror të Malit të Zi, Asian Development Bank ADB, ICC, me të cilat pritet të lidhet bashkëpunim gjatë vitit të ardhshëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>