Lajmet

UBT-CERT në bashkëpunim me ICTSmedia, Sentry dhe AKCESK organizon aktivitetin për siguri kibernetike, “CERT Awards Kosova & Albania”

Jul 11 2017
0 Shpërndarje
UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë i cili njihet ndërkombëtarisht me divizionin CERT. UBT-CERT në bashkëpunim me ICTSmedia, Sentry dhe AKCESK organizon aktivitetin për siguri kibernetike, “CERT Awards Kosova & Albania” Photo Source: UBT

Lider rajonal në fushën Shkencave Kompjuterike, Sistemeve të informacionit etj., UBT, ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të rëndësishëm dedikuar sigurisë kibernetike në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, “CERT Awards Kosova & Albania”.

Ky aktivitet një ditor do të mbahet në Prishtinë në datën 15 Korrik nën kujdesin e UBT-CERT dhe ekipit organizativ me partnerët.

Siguria kibernetike, një nga fushat më të rëndësishme të mbrojtjes së sistemeve të informacionit, u vjen në ndihmë institucioneve shoqërore, kompanive dhe bizneseve nga sulme të mundshme kibernetike, me pasojë humbje të mëdha materiale dhe financiare. Madje, mund të ndikojnë edhe në çrregullime të mëdha të sigurisë shoqërore.

 

UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë i cili njihet ndërkombëtarisht me divizionin CERT.

Ky aktivitet, krahas mesazhit ndërgjegjësues që bart në vetvehte për sigurinë kibernetike në shtetin e Kosovës, zhvillon edhe garën kibernetike ku marrin pjesë hakera nga gjitha hapësirat shqiptare.

UBT-CERT është një ekip me misionin e vetëm të ndërgjegjësimit rreth sigurisë kibernetike të qytetarëve dhe mbarë komunitetit të TIK-ut drejt sfidave që përfaqëson perceptimi i kërcënimeve apo sulmeve kibernetike, duke promovuar të dhëna dhe informacione, edukim dhe shpërndarje të praktikave më të mira. /PCWorld Albanian

Agjenda dhe informacionet tjera i gjeni këtu.

Lajmet e fundit>