Lajmet

UBT-CERT në Sofie të Bullgarisë për garën Balkan Hackathon

Jun 27 2018
0 Shpërndarje
Gara Balkan Hackathon është sfidë ku përgjatë 24 orëve mirëpriten ekipet e ndryshme të përbërë nga zhvillues, dizajnet, student dhe profesionistë të TIK-ut nga gjitha vendet e Ballkanit për të prezantuar projektet e tyre. UBT-CERT në Sofie të Bullgarisë për garën Balkan Hackathon

UBT-CERT vazhdon të jetë aktiv me pjesëmarrjet në gara ndërkombëtare edhe kësaj radhe ekipi i UBT-CERT përfaqësuar nga Rektori Prof Dr Edmond Hajrizi, Blent Kurtalani, Betim Gashi, Blerona Cakolli & Edi Bushati po marrin pjesë në garën Balkan Hackathon që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.

Ky aktivitet organizohet nga Sofia Development Association nën patronazhin e Komisionierit Evropian për Ekonomi Digjitale dhe Shoqëri znj. Mariya Gabriel, Ministre e Presidencës Bullgare në Këshillin Evropian.

Gara Balkan Hackathon është sfidë ku përgjatë 24 orëve mirëpriten ekipet e ndryshme të përbërë nga zhvillues, dizajnët, student dhe profesionistë të TIK-ut nga gjitha vendet e Ballkanit për të prezantuar projektet e tyre.

Sfida kryesore e garës Balkan Hackathon Digital Divide në të gjitha format, që lidhet me sigurinë, qasjen në internet nga pajisjet e ndryshme, e-shërbimet, femrat në TIK etj.

Në fund të garës ka një juri e përbërë nga personalitete nga shteti Bullgar, EU etj., e cila do të vlerësoj sipas kritereve që projekti i prezantuar problemet që do të zgjidhë, aplikueshmëria në treg, vetë prezantimi – komunikimi.

Çmimet janë të parapara për tri vendet e para nga 1,500 deri 5,000 Euro, ekipi fitues do të ketë mundësinë e pjesëmarrjes në Europe Code Week 2018 aktivitetin në Bruksel me ftesë nga Komisioneria e Bashkimit Evropian znj. Mariya Gabriel.

UBT-CERT anëtare në FIRST dhe Trusted Introducer ka arritur një numër të madh bashkëpunimesh dhe rrjetë të partnerëve nëpër botë si FIRST, DEFCON, TI, SDA, NATO etj.

UBT dhe UBT-CERT për vitin e 2 me radhë organizojnë International Summer Academy Cyber Security & Privacy (ISA-CSP 18)” që aktivitetin e saj e nisë në Tiranë 12-14 Korrik me studentët e Teknologjisë Informative nga UPT edhe në UBT Prishtinë 17-28 korrik, programi do jetë më i zgjeruar e me fokus tek temat si ato: Security Awareness & Privacy, which focuses on cyber security threats, giving real scenarios on digital forensics, IT Security, Communications Systems covering Windows & Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes etj.

Mbështetës të këtij aktiviteti janë edhe ICTSmedia organizatore e garës kombëtare Albanian ICT Awards.

Linku për regjistrim https://www.eventbrite.com/e/cyber-security-and-privacy-isa-18-tickets-46646203049

Informacione më shumë për akademinë gjeni tek faqja http://sa.ubt-uni.net/sacyber18//PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>