Lajmet

UBT-CERT në Tiranë me studentët e Fakultetit të Teknologjisë Informative për promovimin e Summer Academy CSP

Jun 8 2018
0 Shpërndarje
Sesioni pati fokus informimin e sutdentëve për temat që do të trajtohen nga kjo akademi e cila ndihmon dhe zhvillon shkencën dhe gjithë TIK-un UBT-CERT në Tiranë me studentët e Fakultetit të Teknologjisë Informative për promovimin e Summer Academy CSP

UBT-CERT vazhdon aktivitetin e saj promovues të “UBT International Summer Academy Cyber Security & Privacy (ISA-CSP 18)” ku në kuadër të saj do të zhvillohet Albanian Cyber Academy 2, e cila do të zhvillohet në Tiranë 12-14 korrik 2018.

Në një takim me studentët e Fakultetit të Teknologjisë Informative (FTI) të Universitetit Politeknik të Tiranës, UBT-CERT së bashku me AKCESK mbajtën sesion informues për aktivitetin e radhës që vjen si bashkëpunim i këtyre dy të fundit.

Sesioni pati fokus informimin e sutdentëve për temat që do të trajtohen nga kjo akademi e cila ndihmon dhe zhvillon shkencën dhe gjithë TIK-un, siç u përmend edhe në fjalët e përfaqësuesve të UBT-CERT dhe AKCESK kjo akademi ndihmon në informinin, identifikimin dhe kërkesat e shoqërisë shqiptare në fushën e Sigurisë Kibernetike.

Studentët u informuar edhe për procedurat e aplikimit, pjesëmarrjes, ligjëruesit e huaj që do jenë present eksperti botëror Prof Philip Polstra që vjen nga Universiteti i Bloomsburg i Pensilvanisë etj. Pati një interesim të madhë gjatë këtij sesioni informues edhe nga numri i pjesëmarrësve dhe interesimi që u shfaq në sesionin e pyetje – përgjigjeve.

“UBT International Summer Academy Cyber Security & Privacy (ISA-CSP 18)” vazhdon aktivitetin e saj edhe në UBT Prishtinë 17-28 korrik, për këtë u ftuan edhe studentët e FTI/UPT që marrin pjesë ku programi do jetë më i zgjeruar e me fokus tek temat si ato: Security Awareness & Privacy, which focuses on cyber security threats, giving real scenarios on digital forensics, IT Security, Communications Systems covering Windows & Linux Forensics, Network Security, Ethical Hacking, Data Privacy and Security, Cyber Forensic and Cyber Crimes etj.

Universitetin për Biznes dhe Teknologji më saktë UBT-CERT Divisioni në bashkëpunim me Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) organizojnë për vitin e dytë rradhazi International Summer Academy Cyber Security & Privacy 2018 nën sloganin “Security Awareness & Privacy”, me fokus studentët në degët e Teknologjisë së Informacionit. Mbështetës të këtij aktiviteti janë edhe ICTSmedia organizatore e garës kombëtare Albanian ICT Awards. /PCWorld Albanian

Linku për regjistrim https://www.eventbrite.com/e/isa-18-cyber-security-and-privacy-tickets-46369619781

Informacione më shumë për akademinë gjeni tek faqja http://sa.ubt-uni.net/sacyber18/ dhe http://www.akce.gov.al

Lajmet e fundit>