Lajmet

UBT-CERT përfaqëson Kosovën në Garën për Sigurisë Kibernetike në Çeki

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
UBT-CERT përfaqëson Kosovën në Garën për Sigurisë Kibernetike në Çeki

Përfaqësuesit e UBT-CERT, prof. dr Edmond Hajrizi, Atdhe Buja, Betim Gashi dhe Rexhep Berlajolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën e Sigurisë kibernetike, që do të mbahet më 28 shkurt- 1 mars, në Brno të Çekisë.

Në këtë garë, të organizuar me  iniciativën e NSA-së çeke dhe Universitetit Masaryk, përkrahur edhe nga programi “TAIEX”, i Komisionit Evropian, do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha shtetet e rajonit, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Turqinë, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën e Malin e Zi.

Ky aktivitet ka për qëllim të vë në provë aftësitë teknike dhe nivelin e koordinimit ndërmjet ekipeve, përmes simulimit të skenarëve të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, me ç’rast ekipet do të përballen me sulme të ndryshme të fushës së sigurisë, duke i trajtuar dhe duke dhënë rezultate për to.

Vlen të theksohet që CERT-i i UBT-së i ka plotësuar të gjitha parakushtet e kërkuara nga organizatori, ku në këtë aspekt është përkrahur edhe nga përfaqësuesit e ALCIRT-it të Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë dhënë udhëzime në disa pjesë të aplikimit në këtë garë. /PCWorld Albanian

Tags >

UBT-CERT
Lajmet e fundit>