Lajmet

UBT do të organizojë konferencën e 3-të ndërkombëtare për biznes, teknologji dhe inovacion ICBTI 2014

Jun 10 2014
0 Shpërndarje
UBT do të organizojë konferencën e 3-të ndërkombëtare për biznes, teknologji dhe inovacion ICBTI 2014

Konferenca nga UBTUniversiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) nga Kosova, në bashkëpunim me dy universitete nga Shqipëria, konkretisht me Universitetin e Vlorës dhe Universitetin e Tiranës, gjatë nëntorit të këtij viti kanë planifikuar që të mbajnë Konferencën e tretë Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion (ICBTI 2014) që do të mbahet në qytetin e Durrësit. Sipas organizatorëve, qëllimi i organizimit të kësaj konference është afrimi i të gjithë hulumtuesve dhe pjesëmarrësve nga sektori i industrisë dhe ai akademik për të paraqitur rezultatet e hulumtimit, për të shkëmbyer ide të reja, për të ndarë përvojat e tyre dhe për të krijuar kontakte për punën e ardhshme hulumtuese.

Janë të ftuar të gjithë të interesuarit në fushat e më poshtme të paraqesin punimet shkencore:

1. Shkenca Kompjuterike dhe Sistemet e Informacionit

2. Menaxhim, Biznes dhe Ekonomiks

3. Mekatronikë dhe Robotikë

4. Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

5. Drejtësi

6. Media dhe Shkenca Politike

Koha e dërgimit të punimeve shkencore është deri më 21 gusht të vitit 2014. Për më tepër informacione, mund ta vizitoni këtë dokument që është në formatin PDF. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>