Lajmet

Ubuntu Linux 12.10 të integroj aplikacionet Ueb në desktop

Jul 20 2012
0 Shpërndarje
Ubuntu Linux 12.10 të integroj aplikacionet Ueb në desktop

Versioni i ri i sistemit operativ Ubuntu të Linux do të përshijë një opsion të ri, atë të integrimit të aplikacioneve më të përdorura drejtpërdrejt në desktop.

Ky opsion i ri, i quajtur Ubuntu Web Apps do t’ju mundësojë përdoruesve të Linux të punojnë me aplikacione si Facebook, Twitter, Last.fm, Ebay dhe Gmail direkt nga desktopi i tyre, pa pasë nevojë për të hapur çdo herë shfletuesin e internetit.

Ky kalim do të përmirësoj dhe lehtësoj punën e përdoruesve në mënyrë dramatike. Është i shpejt dhe redukton kohën e marrjes dhe dërgimit të informacionit.

Psh. duke pasë aplikacionin Gmail në desktop, mund të njoftoheni përmes një ikone nëse ju vjen ndonjë e-mail i ri ose mund të shihni sa porosi të reja keni përmes një treguesi porosish.

Poashtu, përdoruesit mund t’i qasen llogarisë së tyre në Google+ apo Twitter nga desktopi si dhe të marrin njoftime përmes tij.

Canonical, desktopi i ri i Linux, ka kthyer deri tani në aplikacione 40 faqe të ndryshme interneti dhe shumë të tjera janë në listën e pritjes. Opsioni i ri do të jetë pjesë e Ubuntu 12.10 Quantal Quetzal, që pritet të lansohet në tetor, ndërsa përdoruesit do të kenë mundësi ta shohin paraprakisht shumë shpejt.

Shumë prej nesh përdorin shfletuesit e internetit në pjesën më të madhe të kohës por nga ana tjetër punojmë edhe me aplikacionet offline.Pikërisht, ky integrim mes të dyjave lehtëson punën dhe rrit produktivitetin.

Videoja tregon disa prej aplikacioneve desktop të Ubuntu që tashmë janë në funksion. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>