Lajmet

Ubuntu MATE rikthen Gnome 2 për të na kujtuar sistemin operativ që të gjithë e preferonim

Mar 8 2015
0 Shpërndarje
Ubuntu MATE rikthen Gnome 2 për të na kujtuar sistemin operativ që të gjithë e preferonim

ubuntu-mate-wallpaper-100572149-largeA keni dëgjuar për Ubuntu MATE? Përpara se tu japim një lajm të mirë duhet të tregojmë se Ubuntu MATE është praktikisht sistemi operativ Ubuntu po i kthyer pas në kohë. I kthyer pas në aspektin e dizajnit, me një ndërfaqe që daton nga Gnome 2. Lajmi i mirë është se sistemi operativ Ubuntu Mate tani quhet zyrtar.

Nëse më parë keni përdorur Linux, me siguri duhet ta njihni desktopin Ubuntu MATE. Esencialisht, qëllimi i ndërtimit të këtij sistemi operativ alternative është vazhdimësia e kodit të vjetër GNOME 2. Zhvilluesit mund të vazhdojnë të krijojnë teknologji të reja përmirësuar pa qenë nevoja e lënjes pas të ndërfaqes tradicionale Gnome 2 të Ubuntu. Nëse keni dëgjuar për Linux Mint, do e kuptoni për çfarë e kemi fjalën. Linux Mint përpiqet të bëjë të kundërtën, duke përdorur një kod modern për të ofruar një eksperiencë të një desktopi tradicional.

Por le të flasim pak për Ubuntu MATE. Desktopi në këtë sistem operativ funksionon mrekullueshëm. Nëse nuk pëlqeni ndërfaqen moderne të Ubuntu të ditëve të sotme, atëherë Gnome 2 duhet të jetë ajo çfarë keni nevojë. Nëse keni përdorur Ubuntu në kohën kur pjesë e sistemit operativ ishte ndërfaqja Gnome(përpara Unity), atëherë me këtë sistem operativ do të ndiheni rehat. Për ata që nuk e kanë përdorur Ubuntu më parë, desktopi MATE do të thotë një taskbar tradicional, një menu të thjeshtë aplikacionesh, jo rezultate kërkimesh të integruara si dhe një ndërfaqe të thjeshtë që u kryen punë.

Shkarkoni Ubuntu MATE LTS

(PCWorld Albanian)

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>