Lajmet

Ubuntu nuk është vetëm për desktop

Feb 9 2009
0 Shpërndarje
Ubuntu nuk është vetëm për desktop

Shumica e 7 mijë bizneseve të anketuara  përdorin Ubuntu për shumë veçori si: siguria e lartë, qëndrueshmëria në ngarkesat e mëdha në server, virtualizimi, ruajta e të dhënave, databaza, e-maili etj..

 “Kjo nuk do të thotë se Ubuntu do të kalojë në biznes, por anketa tregon besueshmërinë për përdorimin e Ubuntu edhe si sistem operativ.” – thotë Stephen O’Grady, analist në RedMonk.  O’Grady po ashtu thotë se vargu i aplikacioneve për të cilat njerëzit përdorin Ubuntu mund t’i befasojë shumë njerëz.

Ubuntu së pari është paraqitur më 2004, ndërsa është bërë distributori më i famshëm joprofitabil i Linux. Popullariteti i Ubuntu u rrit akoma më shumë, kur njerëzit shprehën interesim ta kenë atë si sistem operativ në kompjuterët e tyre.

Lajmet e fundit>