Lajmet

Ubuntu One tani edhe për Windows

Sep 25 2011
0 Shpërndarje
Ubuntu One tani edhe për Windows

Versioni për Windows është mjaft shkëlqyes, i stilizuar dhe i pajisur me opsione për sinkronizim të skedarëve, të cilat gjëra duken të jenë më të thjeshta se sa në vetë ndërfaqen e Ubuntu One për përdoruesit e sistemit Ubuntu.

Posedimi i Ubuntu One të instaluar në Windows mund të ndihmojë edhe përdoruesit e pajisjeve smartphone, e po ashtu edhe përdoruesve të tjerë të sistemeve Windows dhe Ubuntu.

Klienti për Windows funksionion në të njëjtën mënyrë si klienti për Linux. Sapo të lëshohet Ubuntu One, juve do të ju kërkohet zgjedhje për t’u kyçur apo për të hapur një llogari ekzistuese në Ubuntu One. Një llogari e re mund të krijohet drejtpërdrejt nga klienti Ubuntu One e poashtu edhe nga uebfaqja.

Sapo të jeni kyçur, ju mund të filloni të ngarkoni gjëra duke i vendosur ato në depon Ubuntu One (thjesht si Dropbox). Skedarët e shtuar në këtë vend sinkronizohen me llogarinë tuaj online dhe mundësohen për të gjithë kompjuterët ku është instaluar Ubuntu One dhe pajisjet e lidhura (Android ose iPhone). Vendi i zakonshëm i depos së Ubuntu One në Windows është C:\Users\emri i përdoruesit\Ubuntu One. Ju mund të shtoni skedarë ose follderë drejtpëdrejt në depo ose të përdorni opsionin Add a folder from this computer për të shtuar një follder nga kompjuteri nga ndërfaqja e Ubuntu One.

Tabi i pajisjeve tregon një listë të plotë të të gjitha pajisjeve të lidhura me llogarinë tuaj në Ubuntu One.

Tabi i rregullimeve të opsioneve ka opsione për të vendosur një kufizim të bandwidthit për përmbajtjen që sinkronizohet me shërbimin Ubuntu One (shpejtësia e ngarkimit dhe shkarkimit). Ju mund ta mundësoni fillimin e sinkronizimit në Ubuntu One posa kyçeni në Windows, lajmërimet për pajisje dhe sinkronizim të skedarëve të shpërndarë njëkohësisht posa të mundësohen.

Ubuntu One beta për Windows duket të jetë një hap interesant nga Canonical i cili së pari është njohur për Ubuntu. Kalimi i shërbimit të vet në një platformë Windows është me siguri një hap i mirë për të shumëfishuar tregun e përdoruesve të Ubuntu. Klienti Ubuntu One për Windows funksionon për Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7.

Vizitoni Ubuntu One. Shkarkoni Ubuntu One për Windows (kjo është lidhja direkte pasi që lidhja për shkakrimit të versionit beta ende nuk është paraqitur në faqen e Ubuntu One)./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>