Lajmet

Ubuntu Phone është i disponueshëm për tu blerë në të gjithë shtetet e Bashkimit Europian

Apr 15 2015
0 Shpërndarje
Ubuntu Phone është i disponueshëm për tu blerë në të gjithë shtetet e Bashkimit Europian

bq-aquarius-ubuntu-phone-100579220-large

Kur u lançua për herë të parë Ubuntu Phone, ai ishte vetëm i disponueshëm në një numër tepër të kufizuar njësish. Nëse nuk ishit ndër ata fatlumë që patën mundësinë të blejnë një të tillë pas lançimit atëherë ky është moment juaj…tanimë ju mund të blini një Ubuntu Phone ashtu siç mund të blini dhe çdo smartfon tjetër nëse jetoni në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

Bëhet fjalë për smartfonin BQ Aquarius E4.5 Ubuntu Edition. Ky smartfon mund të blihet online në faqen zyrtare të BQ për vetëm 169.90 euro ose ndryshe 181$. Produkti ka ruajtur të njëjtin cmim që nga moment i lancimit fillestar me sasi të kufizuara. Para se të vendosni ta blini një të tillë duhet të keni parasysh se po flasim për një smartfon me cilësi mesatare. BQ Aquarius E4.5 Ubuntu ofron një ekran me rezolucion 540×960, 8GB hapsirë memorie dhe 1GB RAM. Ai kushton vetëm 170 euro ndaj bëni mirë ti kufizoni pritshmëritë tuaja.

Me anë të këtij lancimi, Ubuntu Phone ka rritur numrin e përdoruesve të tij. Por dhe nëse nuk jetoni në Europë mos u shqetësoni pasi në uebfaqen Canonical është raportuar se smartfona të rinj Ubuntu janë duke ardhur. Para pak kohësh u mësua se Canonical është duke punuar me kompaninë kineze Meizu mbi një smartfon Ubuntu, një smartfon i cili u shfaq për herë të parë në Kongresin Mobil Botëtor në muajin mars. Ka të ngjarë që ky smartfon i ardhshëm të shitet nëpërmjet dyqaneve online dhe pritet të jetë akoma më i avancuar se BQ Aquarius E4.5 Ubuntu Edition. (PC World Albanian)

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>