Softuer

Ubuntu 10.10 sjellë përkrahje për multitouch

Aug 17 2010
0 Shpërndarje
Ubuntu 10.10 sjellë përkrahje për multitouch

I koduar me emrin Maverik Meerkat, versioni 10.10 i Ubuntu pritet që të paraqitet me 10 tetor të këtij viti. Sipas një postimi të bërë në blogun zyrtar të themeluesit të Canonical, Mark Shuttleworth, duhet së paku një pajisje që mbështet prekje me katër gishta për të shfrytëzuar “maksimumin e veçorisë”.

Ai gjithashtu shpalosi se Canonical është duke zhvilluar një veçori të re duke përdorur platformën zhvilluese të Dell Latitutde XT2. “Ekipi dizajnuese ka udhëhequr një mënyrë, për të zhvilluar një “gjuhë të prekjes” që shkon përtej punës që ne kemi parë diku tjetër. Në vend të një përdorimi të vetëm, të një gjesti magjik, ne jemi duke mundësuar që gjestet të bëhen zinxhirë apo të kompozohen në “fjali” më të sofisitikaura” tha ai në blogun e tij.

”Gjestet bazë apo primitivet, janë si foljet individuale dhe lidhja e tyre mes vete lejon një bashkëveprim më të pasur”.

Lajmet e fundit>