Lajmet

Udacity për iPhone dhe iPad ju ofron kurse pa pagesë falas gjatë udhëtimit

Apr 28 2014
0 Shpërndarje
Udacity për iPhone dhe iPad ju ofron kurse pa pagesë falas gjatë udhëtimit

nrfrdp7tpjedxkuzde9giOS: Udacity tashmë është faqe mjaft e njohur për kurset pa pagesë online që ofron në tema të ndryshme, nga robotika, deri tek shkencat kompjuterike dhe zhvillimi mobil. Tani aplikacioni Udacity për iPhone dhe iPad iu mundëson që t’i ndiqni ato kurse kudo që të shkoni dhe t’i shikoni ato në pajisjen tuaj mobile, pa paguar asgjë.

Aplikacioni i ri në fakt shërben si një portal mobil për të gjitha kurset në të cilat jeni abonuar apo që janë në dispozicion në Udacity. Edhe nëse jeni të regjistruar, por edhe nëse nuk jeni, ju mund ta përdorni aplikacionin për të parë se çfarë është në dispozicion dhe interesante, të shihni se cilat gjëra duhet t’i dini përpara se ta ndiqni kursin dhe nëse do të ofrohet një certifikatë kur ta përfundoni kursin.

Cilado video që është e shoqëruar me kursin tuaj do të jetë në dispozicion për t’u shikuar në telefonin ose tabletin tuaj dhe nëse e dini që do të udhëtoni – në një aeroplan për shembull – ju mund t’i shkarkoni ato për t’i përdorur offline. Aplikacioni është tërësisht pa pagesë dhe në dispozicion që tani. Klikoni këtu për ta marrë atë.

Lajmet e fundit>