Biznes

Udhëheqësi i projektit Android kalon nga Google në Yahoo

Sep 18 2013
0 Shpërndarje
Udhëheqësi i projektit Android kalon nga Google në Yahoo

Jean-BaptisteJean-Baptiste Queru, që më parë ishte pjesë e skuadrës për Android të Google, ka lënë ndërmarrjen për t’iu bashkuar Yahoo-s.

Roli i tij i ri në Yahoo, sipas LinkedIn, është si arkitekt dhe inxhinier kryesor i lartë në skuadrën mobile të ndërmarrjes, që është një tjetër veprim në vargun e punësimeve dhe blerjeve të ndërmarrjes për të përmirësuar skuadrën e vet mobile gjatë vitit të kaluar nën udhëheqjen e shefes ekzekutive, Marissa Mayer.

Queru, që lajmëroi daljen e tij nëpërmjet një cicërime gjatë të martës, më parë ishte udhëheqës teknologjik në projektin me burim të hapur Android (AOSP), me përgjegjësinë për menaxhim të kodit burimor të AOSP-së, përveç të tjerash. Yahoo “cicëroi” gjatë të martës për ta konfirmuar këtë ardhje.

Largimi i Queru, siç është treguar së pari nga GigaOm, me gjasë ka të bëjë me nervozizmin e tij në çështjet që kanë të bëjnë me punën rreth bashkëpunëtorëve harduerikë për Android dhe probleme të tjera për përshtatjen e drajverëve.

Ai shkroi një përçartje publike duke shprehur nervozizmin e tij në faqen e tij në Google+, duke thënë që si rezultat i kësaj, ai ishte duke u larguar nga Google. Dita e parë e tij në punën e re ishte gjatë kësaj jave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>