Vëzhgim

Udhëheqja e re në MySpace paralajmëron ndryshime

Mar 11 2010
0 Shpërndarje
Udhëheqja e re në MySpace paralajmëron ndryshime

MySpace dikur ishte një gjigant për sa i përket skenës së rrjeteve sociale, por rivali i quajtur Facebook kohëve të fundit ka vendosur mjaft shumë presion mbi të, duke larguar mjaft shumë vizitor prej saj, dhe siç duket ky presion ka shtyrë edhe dorëheqjen e shefit ekzekutiv të mëparshëm Owen Van Natta, i cili ishte në këtë detyrë erdhi vetëm para dhjetë muajve.

Por bashkë-presidentët e rinj të MySpace, ish COO Mike Jones dhe Oficeri Kryesor i Produkteve Jason Hirschhorn, janë duke paraqitur një plan për të riorganizuar MySpace duke e fokusuar atë më qartazi në lojëra, argëtim filma, si dhe natyrisht me zemrën e MySpace, muzikën dhe muzikantët e pavarur.

Sipas planit të riorganizimit të MySpace, në rend të parë do të largohet veçoria që largon mikun e parë Tom Anderson, me një veçori “Today on MySpace”. Më pas do të shtohet përmbajtje e re (sikurse këngë dhe informata rreth tyre) të cilat do të ndihmojnë përdoruesit e rinj që të futen në përmbajtjen e MySpace dhe në komunitetin e saj.

Përmirësimet tjera nuk do të fokusohen aq shumë prej një veçorie në një veçori tjetër për të konkurruar me shërbimet tjera sociale, por si synim është vënë formimi i MySpace si një shpërndarës të argëtimit, në veçanti për përdoruesit e internetit që i përkasin grup moshave mes 13 dhe 34 vjeç.

Veçoritë e reja do të përfshijnë një “Super Post” ë shtynë postimet në Twitter dhe Facebook së bashku me MySpace, dhe përmirëson furnizimet që përfshijnë video. MySpace gjithashtu planifikon të shpërblejë përdoruesit që shtojnë faqe adhuruesish për filma, dhe planifikon të hap platformën e saj për zgjerim të lojërave sociale.

A do të mjaftojnë ndryshimet që MySpace t’i ikën fundosjes? Askush nuk mund ta dijë këtë, por koha nuk është në anën e MySpace. Sipas comScore, Facebook dhe Twitter kanë përjetuar rritje masive në numrin e vizitorëve të tyre mujor – deri në 100 përqind dhe 1.100 përqind, për secilën prej tyre – ndërsa MySpace ka përjetuar një rënie prej 7 përqind.

E sa vizitorë i ka tani MySpace? Përafërsisht 120 milion anembanë botës, që është më shumë se 75 milionëshi i Twitter, por larg 470 milion përdoruesve të Facebook.

Lajmet e fundit>