Siguri

Ueb faqja e Presidencës sulmohet nga hakerë serb

Mar 1 2010
0 Shpërndarje
Ueb faqja e Presidencës sulmohet nga hakerë serb

Gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme, ueb faqja www.preisdent-ksgov.net, që është njëherësh edhe ueb faqja zyrtare e Presidentit të Republikës së Kosovës është sulmuar nga hakerët serb të cilët kanë vendosur mbishkrime nacionaliste dhe e kanë bërë ueb faqen jo funksionale.

Hakerët kanë vendosur në pjesën kryesore të faqes simbole të shtetit serb dhe mbishkrimin “Kosova është Serbi”, e gjithashtu edhe objekte të kultit në Republikën e Kosovës.

Me sa duket faqja ka pasur lëshime në të dhe si rrjedhojë ka ndodhur sulmi LFI (Local File Inclusion), me ç’rast sulmuesi shfrytëzon një vrimë në faqe përmes së cilës mund të qaset në të gjithë skedarët që gjenden në server, vetëm përmes URL-së.

Në një komunikatë lëshuar nga Presidenca, thuhet se është duke u punuar për të analizuar formën në të cilën është kryer sulmin si dhe po punohet për të rikthyer faqen e Presidentit në gjendjen e mëparshme.

Në momentin që është shkruar artikulli ueb faqja ka qenë jo funksionale, por nëse kërkoni në Google “Presidenca e Kosovës”, në rezultatin e parë që paraqitet ju do të shihni edhe vet se çfarë kanë shkruar këta hakerë nga shteti fqinj, në ueb faqen e presidencës.

Lajmet e fundit>