Harduer

Uebfaqja e LG-së në Holandë zbulon pamje të smartfonit të ri G3

May 27 2014
0 Shpërndarje
Uebfaqja e LG-së në Holandë zbulon pamje të smartfonit të ri G3

lg-g3-official-1.0_standard_640.0Smartfoni më i fundit nga LG, G3, zyrtarisht do të zbulohet gjatë ditës së sotme, por tashmë janë shfaqur disa dizajnë dhe veçori, që tregojnë për gjendjen e telefonit. Tani, faqja e LG-së në Holandë duket që ka postuar një faqe të produktit, ku shfaqet një pamje më e mirë për telefonin e ri. Faqja tregon hollësi për pajisjen që është me ekran prej 5.5 inç, 2560 x 1440, gjë e cila është pritur tashmë duke u bazuar në zbulimet e kaluara. Një kamerë e përparme prej 13 megapiksellëve, që ka një përqendrim automatik laserik, po ashtu nuk është befasi.

Sidoqoftë, veçoritë e reja janë në një nivel më të ulët se sa disa gjëra për të cilat kemi dëgjuar më herët. Zbulimet e mëhershme treguan që telefoni do të ketë 3 GB RAM, 32 GB disk të brendshëm, por duket që ky telefon do të ketë 2 GB RAM dhe 16 GB disk. Një çip katër-bërthamor Snapdragon do të ofrojë “deri” 2.5GHz fuqi të përpunimit, që është pak më i ngadalshëm se sa çipi Snapdragon 805 për të cilin kishim dëgjuar më herët. Pajisja e vitit të kaluar nga LG, G2, kishte veçori të fuqishme dhe një ekran të shkëlqyer dhe seti i parë i specifikimeve të zbuluara të G3-shit do të shënojnë një hap më tej (të paktën në letër) nga telefonat e zbuluar gjatë pranverës.

Tashmë kemi parë fotografi të G3-shit dhe LG tashmë ka filluar zyrtarisht të paraqes pjesët ndihmëse si mbështjellësin QuickCircle; ka shumë lloje të tjera që janë në dispozicion në faqen e produktit. Ende jemi duke pritur për hollësitë se kur do të jetë në dispozicion, por gjërat pritet të qartësohen gjatë ditës së sotme gjatë ngjarjes së planifikuar në Londër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>