Lajmet

Uebfaqja “Fytyrat e Facebook-ut” mbledh 1.2 miliardë foto të profileve të rrjetit social

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Uebfaqja “Fytyrat e Facebook-ut” mbledh 1.2 miliardë foto të profileve të rrjetit social

Faces-of-Facebook_1Do të duheshin 36 vite për ti parë të gjitha fotot e personave të Facebook-ut në uebfaqen.

Faqja e krijuar nga teknologia Natalia Rojas, mbledh të gjitha 1.2 miliardë fotot e profileve të Facebook-ut dhe pretendon se i ka renditur ato kronologjikisht, duke filluar me themeluesin dhe shefin ekzekutiv të rrjetit social më të madh në botë, Mark Zuckerberg.

Në faqen e saj Roja shpjegon: “Sepse atje jemi të gjithë, të gjithë të përzierë: familje të mëdha, gra me perçe, shumë Leo Mesis, njerëz që suportojnë martesat të të njëjtit seks, perëndi indiane, turistë që shtyjnë Kullën e Pisas, egoistët, të rilindurit, Ferrari, portrete në studio bardh e zi, shumë dasma po asnjë divorc, fotografi ID, fytyra në korniza zemrash, miq të ngushtë, logo politike, vështrime të thella, mesazhe dashurie, të qeshura, gjyshërit, edhe foto akoma të pacensuruara.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>